
Filmi “Legjenda e bastunit” te Teatri “Bylis” Fier
📍“𝐋𝐞𝐠𝐣𝐞𝐧𝐝𝐚 𝐞 𝐁𝐚𝐬𝐭𝐮𝐧𝐢𝐭”
.
Një ndër filmat shqiptarë më të bukur të kinematografisë së pas viteve ’90 vjen në Fier.
Në film rrëfehet historia e Çeskut, një klerik françeskan shqiptar, që ka kaluar pjesën më të madhe të jetës nën persekutimin komunist. Edhe pse i plakur e i rraskapitur, kur del nga burgu, nuk e ka harruar porosinë që i ka lënë mësuesi i tij. Bastunin e At Palit duhet ta hedhë në lumë. Ajo çka ndodh më tej e bën Çeskun të kuptojë se amanetet nuk janë thjesht amanete.
Regjisori edhe i shumë filmave të arrirë, Xhoslin Rama, ka arritur të mbledhë një kast mjaft të zgjedhur aktorësh:
Ndriçim Xhepa, Vasjan Lami, Amos Zaharia, Amri Hasanlliu, Klodiana Keco, Ervin Bejleri, Kristaq Pilo, Jorida Meta, Edvin Mustafa, Ergys Çekrezi, Dalvin Qyteza, Nikoll Prendi, Doris Murati, David Paze, Astrit Hatellari, Emel Braçja, Ermira Gjata, Deljana Topulli, dhe Armand Xhuli
🗒𝟑𝟎, 𝟑𝟏 𝐦𝐚𝐣, 𝟏 𝐪𝐞𝐫𝐬𝐡𝐨𝐫
🎟Bileta 500 lekë
📍Teatri “Bylis”
