
Filmi “Ne dhe Lenini” & bisedë me Mehdi Malkajn te “Tek Bunkeri” Tiranë
Shfaqje filmi tek Bunkeri – “Ne dhe Lenini”
Më 25 mars, ora 19:00, ju mirëpresim tek Bunkeri për një tjetër mbrëmje kinemaje, këtë herë me filmin “Ne dhe Lenini”, me regji të mjeshtrit Saimir Kumbaro dhe skenar të Ruzhdi Pulahës.
Ky film tragjikomik na çon në një azil, ku një grup të moshuarish përballen me kujtimet dhe pasojat e së kaluarës së diktaturës komuniste. Me humor, ironi dhe ndjeshmëri, filmi ndriçon raportin personal dhe kolektiv me socializmin e dikurshëm.
Pas një mungese 12-vjeçare, Kumbaro u rikthye me këtë vepër në sheshxhirim, duke sjellë një histori që flet për gjithë rajonin. Filmi është një bashkëprodhim ndërkombëtar dhe një nga shembujt më domethënës të kinemasë shqiptare post-tranzicion.
I ftuar: Mehdi Malkaj
Mikpritës: Renis Hyka
Data: 25 Mars | Ora: 19:00
Vendndodhja: Tek Bunkeri
Ejani të diskutojmë për kujtesën, të shkuarën dhe të reflektojmë mbi të tashmen.
