Filmi “Një histori e parrëfyer” te Arkivi Qendror Shtetëror të Filmit

📽 “Një histori e parrëfyer” (2024), film me metrazh të shkurtër nga Sara Hoxhaj, prodhim i shtëpisë kinematografike “Action Production”, shfaqet:
📆 Të enjten, më 2 tetor 2025
🕕 18:00
📍 në Sallën e Kinemasë së Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit

🗣️ Pas shfaqjes, studiuesja e teatrit dhe kinemasë pranë Qendrës së Studimit të Arteve në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, dr. Anxhela Çikopano, që është edhe skenariste e këtij filmi, do të zhvillojë bisedën publike: “Realitete artistike – një film për Shqipërinë komuniste në Shqipërinë jo-komuniste”.
🆕Në këtë bisedë, studiuesja-skenariste do të përballë përvojën e shkrimit të një skenari për realitetin komunist me filma të realizuar gjatë periudhës komuniste, të cilët cekin tema e koncepte të ngjashme me ato të filmit “Një histori e parrëfyer”, duke shtruar pyetje, si: Çfarë ndodh kur dy realitete të ndryshme politike përpiqen të krijojnë një film artistik marrë nga i njëjti burim jetësor? Si shihen gjërat? Çfarë spikat? Çfarë humbet? Sa për qind nga e vërteta mban secili realitet artistik? Cilat janë sfidat e bërjes së një filmi për komunizmin në ditët e sotme?

🆓Jeni të ftuar të na bashkoheni për të ndjekur filmin e për t’u bërë pjesë e këtij bashkëbisedimi publik.

Date

02/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

18:00

Location

Arkivi Qendror Shteteror i Filmit

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.