Diskutim për filmin “Vitet e para” nga Klubi i Filmit “Mësojmë nga e kaluara” te Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit
📽️ Klubi i Filmit “Mësojmë nga e kaluara”.
📅 17 dhjetor 2025 | Ora 11:00
📍 Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit (AQSHF)
Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit në bashkëpunim me Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, ju fton në një aktivitet reflektues dhe dialogu kushtuar filmit “Vitet e para”, pjesë e cikleve të klubit të filmit “Mësojmë nga e kaluara”.
Klubi i Filmit do të sjellë një diskutim të hapur mbi raportin mes ideologjisë, artit dhe kinemasë, përmes dokumenteve arkivore dhe analizave të studiuesve të historisë dhe të artit. Në fokus do të jenë temat e luftës së klasave, shkeljes së të drejtave themelore të njeriut, dënimi i inxhinierëve të Maliqit nga regjimi, si edhe simbolika filmike që pasqyron realitetin e një epoke të errët të historisë sonë.
🎤 Në program përfshihen fjalë përshëndetëse institucionale, referate studimore, diskutime tematike dhe një bashkëbisedim i hapur me të ftuarit dhe pjesëmarrësit në sallë.
🔔 Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi, për të mësuar nga e kaluara dhe për të reflektuar mbi mënyrën se si kinemaja ruan, interpreton dhe sfidon kujtesën historike.
#KlubiIFilmit #MësojmëNgaEKalura #AQSHF AutoritetiIDosjeve VitetEPara kujtesahistorike