
FOKUS 16 – ALBANIA ‘97 – Ekspozitë nga fotografja italiane Isabella Balena
📸 FOKUS 16 – ALBANIA ‘97
Ekspozitë nga fotografja italiane Isabella Balena
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkepunim me Festivalin Fokus Awards, sjell edicionin e 16-të të FOKUS – International Photography Awards Albania, me një ekspozitë të fuqishme kushtuar një prej periudhave më të trazuara të historisë sonë të afërt: Shqipërisë së vitit 1997.
Artistja Isabella Balena, e cila dokumentoi ngjarjet e atyre muajve përmes objektivit të saj, rikthehet në Shqipëri me një seri fotografish që kapin kaosin, humanitetin dhe rezistencën e një populli në pikën e tij më kritike.
📅 9 Tetor
🕕 Ora 18:00
📍 Biblioteka e Kryeministrisë, COD
Një udhëtim vizual që nuk duhet humbur — për të kujtuar, reflektuar dhe dialoguar mbi të shkuarën tonë të përbashkët.
