
Fokus Award 16
Fokus Award, që prej themelimit, ka pasur si synim mbështetjen e talenteve të rinj në fushën e fotografisë. Në këtë frymë, për herë të dytë, edhe në këtë edicion do të prezantohet ekspozita fotografike e studentëve të degës së Fotografisë në Universitetin e Arteve, Tiranë.
Me këtë rast, do të akordohet një çmim i veçantë: Fokus Award do të ofrojë mbulim financiar për vitin shkollor 2025-2026 për studentin fitues, si formë inkurajimi dhe mbështetjeje për zhvillimin e mëtejshëm profesional.
