Forum me mësuesit e historisë & Ceremonia e çmimeve të Eseve

Një forum kombëtar me mësuesit e historisë së shkollave të Mesme për të diskutuar mbi këtë periudhë të historisë shqiptare ku një numër i konsiderueshëm shqiptarësh përfunduan në kampet naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Prezantojmë studimin historik, kurrikulat opsionale të përgatitura për mësuesit dhe nxënësit enkas për këtë pjesë të historisë shqiptare. Diskutojmë me mësuesit e historisë për cështje të paqarta rreth kësaj periudhe dhe shpërndajmë gjithë materialet e projektit për mësuesit.
Në fund një ceremoni dedikuar nxënësve për të ndarë dhe çmimet e fituesve të eseve më të mira në shkrim e vizatim, pas konkursit 1 mujor të hapur për gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Shqipëri.
Ky forum organizohet në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe Ministrine e Arsimit dhe Sportit shqiptar.
Ku është dhe eventi përmbyllës i projektit: Historitë e shqiptarëve që i mbijetuan kampit Mauthausen, realizuar nga DMO ALBANIA dhe financuar nga EVZ Foundation, Berlin.

Date

24/10/2022
Aktivitete të Përfunduara

Location

Muzeu Historik Kombëtar

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.