“Fundjava magjike” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë

✨ “FUNDJAVA MAGJIKE” ✨

🗓️ 16, 17 Shtator / Ora 10:30
📍 Salla 150, arTurbina, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Për rezervime në: ☎️ 0695717746
Orari i biletarisë: 🎫 E martë – E Diel
🕔 10:00 -13:00 dhe 17:00 – 20:00

-Teksti dhe regjia: Kleard Gërmenji

Interpretojnë: Adriana Tolka, Klodian Çelmeta, Fabiana Proi, Shandi Ismailaj.

Koreografia: Semela Skënderasi
Skenografia: Beqo Nanaj
Kostumografia: Sofi Kara

❗Në një botë ku të dukurit vlen më shumë se të ndjerit, dy fëmijë – motër dhe vëlla – kanë humbur në ekranet që kanë filluar të ndriçojnë më shumë se zemrat e tyre. Por në një fundjavë magjike, diçka e pazakontë do të ndryshojë gjithçka…
Kur fëmijët takojnë Njeriun Llamarinë –që është në kërkim të zemrës së tij – fillon një udhëtim magjik që i çon përtej pamjes, përtej klikimeve, drejt një sekreti që nuk mund të shihet me sy. Por a është zemra një lodër që mund ta gjesh?
Me ndihmën e gjyshes së tyre të mençur, ata mësojnë të shohin përtej ekranit. Plot surpriza dhe me një seri ngjarjesh, fëmijët fillojnë të sfidojnë realitetin. Ata zbulojnë vlerat e vërteta që e bëjnë jetën plot me kuptim. Një histori me humor, ndjeshmëri dhe reflektim.
Zemra nuk duket me sy, zemra thjesht ndihet…

Date

16/09/2025

Time

10:30

Location

Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

Kategorite

Organizer

Teatri Kombëtar Eksperimental "K.Spahivogli" Tiranë
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.