“Green & Blue” Fest Prespa
Green & Blue Prespa Festival, është festivali i natyrës, turizmit të ngadaltë dhe peizazhit kulturor në Prespë, i cili pasqyron identitetin e saj si një destinacion gjithëpërfshirës, që ndërthur përvojën në liqen, vlerësimin e biodiversitetit, trashëgiminë kulturore, gastronominë dhe bashkëpunimin ndërkufitar.
Festivali synon ta pozicionojë Prespën si një vend qetësie, autenticiteti dhe vlere ekologjike, ku vizitorët e jetojnë vendin sipas ritmit të tij natyror.
Eja përjeto për tri ditë me radhë bukurinë e një prej destinacioneve më unike në Shqipëri 🌿💙!
🗓️ 3–5 korrik 2026
📍 Prespë