
Green Sofa – “Molecular Institutions” te “Destil Creative Hub” Tiranë
Në 𝗚𝗿𝗲𝗲𝗻 𝗦𝗼𝗳𝗮 e radhës mirëpresim @vasif.kortun , kurator, autor dhe edukator i njohur në fushën e artit pamor. Si themelues i departamentit të kërkimit dhe programeve në institucionin kulturor SALT Istanbul, ai sjell një përvojë të pasur në sektor.
Në këtë leksion të moderuar nga Ares Shporta, themelues i Fondacionit LUMBARDHI, Vasif do të diskutojë mbi praktikat bashkëkohore dhe kritike të ndërtimit të institucioneve kulturore. Diskutimi do të përqendrohet në krijimin e strukturave #etike dhe #johegjemonike të punës dhe përdorimin e institucionalitetit si një mjet për nxitjen e angazhimit.
Ju mirëpresim:
🗓 Të premten, 03/05
⏰18:00
📍 Destil Creative Hub
🖇Aktiviteti do të mbahet në gjuhën angleze.
