
Hapja e Art Station nga MUZE’ te Akademia e Arteve, Tiranë
Art Station – një stacion urban i përkohshëm, ku arti, muzika, ushqimi dhe komuniteti bashkëjetojnë, do të hapë dyert më 26 Qershor, ora 20.00, pranë Akademisë së Arteve.
Ky projekt unik ofron një mundësi për t’u përfshirë në një ambient ku krijimtaria dhe bashkëpunimi janë në fokus. Artistet, muzikantët, dhe komuniteti do të kenë mundësinë të ndajnë eksperienca dhe të bashkëjetojnë përmes shprehjes artistike, performancave muzikore dhe aktiviteteve komunitare.
Ju ftojmë të jeni pjesë e këtij eventi dhe të zbuloni mundësitë që ofron Art Station për të eksploruar dhe përjetuar një atmosferë unike dhe tërheqëse.
•
•
•
•
•
•
#artstation #art #sculpture #vibe #music #culture #event #tirana #tirane #albania
