
Hapja e ekspozitës “Pazari i Shkodrës: Ringjallja e një kujtese te Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
𝙋𝙖𝙯𝙖𝙧𝙞 𝙞 𝙎𝙝𝙠𝙤𝙙𝙧ë𝙨: 𝙍𝙞𝙣𝙜𝙟𝙖𝙡𝙡𝙟𝙖 𝙚 𝙣𝙟ë 𝙠𝙪𝙟𝙩𝙚𝙨𝙚
Kuruar nga Kim Knoppers
📍Hapja e ekspozitës
🗓E premte, 18.07.2025, ora 19:00
🏛Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”
📝 Kjo ekspozitë sjell për herë të parë në Shkodër koleksionin e Palokë Lacës, një tregtar i hershëm i Shkodrës, artefaktet e të cilit i gjejmë të ruajtura në arkivën e Muzeut të Etnografisë së Budapestit. Në dialog me objekte nga fondi i etnografisë të Institutit të Antropologjisë dhe me imazhet e papublikuara të arkivit Muzeut Marubi, ekspozita rrëfen historinë vizuale të një qendre tregtare që për dekada ndikoi jetën kulturore dhe ekonomike të qytetit, Pazarit të Shkodrës
Një hapësirë e veçantë i dedikohet edhe dizajnerit të tekstileve Jozef Martini, me punimet e tij në jacquard, që sjellin një qasje bashkëkohore ndaj motiveve tradicionale shkodrane.
___________
Projekti i ekspozitës u realizua në bashkëpunim me Néprajzi Múzeum @museumofethnography (Muzeun e Etnografisë së Budapestit), Ambasadën e Hungarisë në Tiranë, Embassy of the Netherlands in Albania @nl_in_albania Instituti i Antropologjisë, Arkivin Qëndror Shtetëror të Filmit @arkiviqendrorshteterorifilmit Bashkia Shkodër @bashkia_shkoder dhe mbështetet nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit @meki.gov.al
🎶 Pas përurimit të ekspozitës, ju ftojmë në koncertin e @shkodraelektronike në 📍Pedonale – performanca e tyre e parë në Shqipëri, pas suksesit në Eurovision.
