“Histori Emigrimi” – “Shoqëri në ikje” nga Nebi Bardhoshi “Tek Bunkeri”
@citizens.al ju fton në një reflektim mbi migrimin, për të rrëfyer historitë, dëgjuar zërat dhe kuptuar tensionet e një shoqërie që lëviz: herë nga nevoja, herë nga dëshira, herë nga mungesa e mundësive, e herë nga ëndrra për t’u ringritur diku tjetër.
Data: 03 Dhjetor
Ora: 18:00
Vendi: “Tek Bunkeri”
Përmes ciklit të podcasteve, dokumentarëve dhe analizave, në “Histori Emigrimi”, kemi ndërtuar një mozaik realitetesh që shpesh mungojnë në statistika, por shfaqen në shtigjet e braktisura, klasat e zbrazura, qytetet që tkurren dhe në rrëfimet e atyre që jetojnë mes ikjes dhe qëndrimit.
Në këtë aktivitet do të prezantohet puna kërkimore e Dr. Nebi Bardhoshit, “Shoqëri në ikje – Një antropologji e migrimit”, një studim që ndërthur etnografinë me të dhënat demografike të Censit 2023, duke hedhur dritë mbi motivet, trajektoret dhe pasojat e migrimit në boshatisjen e fshatrave, transformimin e tregut të punës, dilemat e të rinjve, fragmentimin e familjeve dhe rikthimet e vështira.
“Migrant Stories” mbështetet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Holandës @nl_in_albania në kuadër të programit MATRA.