“Indikatorët tematikë të kulturës – Agjenda 2030”

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, në bashkëpunim me UNESCO-n, organizon një aktivitet me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga institucionet kombëtare, autoritetet vendore, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës së kulturës, me qëllim prezantimin dhe diskutimin e gjetjeve të para mbi indikatorët tematikë të kulturës, në kuadër të Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm.

Ky aktivitet përbën një moment të rëndësishëm në procesin e ndërtimit të një kuadri të përbashkët matës për vlerësimin e rolit të kulturës në zhvillimin e qëndrueshëm, duke ofruar një hapësirë për analizën e të dhënave të mbledhura deri më tani dhe reflektimin mbi sfidat e mundësitë e fazave të ardhshme të projektit.

Në takim do të marrin pjesë edhe përfaqësues të UNESCO-s, të cilët do të ndajnë praktikat më të mira ndërkombëtare dhe do të kontribuojnë në thellimin e dialogut gjithëpërfshirës për forcimin e politikave kulturore në Shqipëri.

📅 21 Tetor 2025
🕐 11:00 – 13:00
📍 Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit – ish-Kinostudio “Shqipëria e Re”, Rruga Aleksandër Moisiu, Tiranë

Hyrja e lirë!

The event is ongoing.

Date

21/10/2025
Në zhvillim

Time

11:00

Location

Ministria e Kultures

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.