“Jam Session” me Ron Gjura në “Tek Bunkeri”
Jam Session në Tek Bunkeri
Frymëzimi i kësaj mbrëmjeje vjen prej muzikës me të cilën jemi rritur: tradita dhe zërat e Fitnete Rexhës, Hafëz Zyberit, Parashqevi Simakut dhe Myslym Lelës.
Këtë muzikë e njohim të gjithë por është momenti ta dëgjojmë pak ndryshe nga instrumentistë dhe këngëtarë të rinj.
Ron Gjura @ron.gjura do ta udhëheqë mbrëmjen, por muzika është e të gjithëve.
Nëse ke një instrument, merre me vete. Nëse jo, thjesht hajde të dëgjosh.
🗓 18 Nëntor
⏰ 20:00
📍 Tek Bunkeri