Java Kultorore Kombëtare – Nëntori i dytë – Muzika e filmave shqiptarë

Tingujt që rrëfejnë kujtesën e një kombi do të vijnë këtë fundnëntori krenar, në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm mes dy orkestrave më të mëdha shqiptare; Orkestrës Simfonike të RTSH-së dhe Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, si dhe Kori i TKOBAP-së.

✨Në një mbrëmje ku muzika bëhet histori dhe historia përkthehet në emocion, tingujt ikonë të filmave shqiptarë do të marrin jetë përmes interpretimeve simfonike, duke na çuar pas në kohë, aty ku u formësua identiteti ynë artistik e kulturor.

🪄Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, kjo natë do të rikthejë në sallë atmosferën e filmave që kanë shënjuar me nostalgji brezat shqiptarë.
27 Nëntor | Ora 20:00

🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.

Ju mirëpresim!

Date

27/11/2025

Time

20:00

Location

Teatri i Operas dhe Baletit
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.