
Java Kulturore e Kombeve të Bashkuara -Dita e UN 2025
UN Day 2025 – “Better Together”
🗓️24 Tetor 2025 | 🕗 20:00 | 📍 Qendra Kulturore, Kisha Ortodokse – Tiranë
Festojmë 80-vjetorin e themelimit të Kombeve të Bashkuara me një mbrëmje të veçantë ku muzika dhe poezia ndërthuren për të reflektuar mbi paqen, drejtësinë, dinjitetin, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Artistë të njohur dhe të rinj do të sjellin emocione të veçanta në skenë me poezi nga Bob Dylan dhe Edgar Albert Guest, me këngët e John Lennon, si dhe muzikë dhe valle tradicionale shqiptare, duke krijuar një udhëtim artistik dhe shumëdimensional që feston unitetin, diversitetin dhe fuqinë e artit për të lidhur njerëzit.
Një mbrëmje që na kujton se arti mund të bëhet urë midis kulturave dhe gjeneratave, duke na frymëzuar të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë për një botë më të drejtë dhe paqësore.
