Java Kulturore Gjermane – Crossover Concert Jazz në Vlorë dhe Tiranë

Një mbrëmje e veçantë muzikore ju pret në Vlorë me saksafonistin gjerman Ralf Benschu dhe pianisten Elham Peyman!

Ata sjellin një program të larmishëm që ndërthur qetësinë dhe ritmet energjike – nga veprat e Rutter, Iturralde, Piazzolla, Naulais, Bozza, Schütz 🎼 deri te këngët e bukura popullore
shqiptare 🇦🇱.

🌟 Koncerti bëhet edhe më i afërt për publikun pasi pjesët prezantohen në gjermanisht nga Ralf Benschu dhe përkthehen në shqip nga Elham Peyman, duke krijuar një përvojë unike për të gjithë dashamirësit e muzikës.🎶

Dhe ka më shumë!

Më 10 tetor, në Universitetin e Arteve në Tiranë 🎓, Ralf Benschu do të mbajë një masterclass për studentët e jazz-it 🎷, duke ndarë eksperiencën e tij ndërkombëtare me brezin e ri të muzikantëve.

💫 Një udhëtim muzikor që bashkon kultura – mos e humbisni!

Hyrja e lirë!

Date

08/10/2025

Time

18:30

Location

Teatri Petro Marko Vlorë

Vendndodhje të tjera

Universiteti i Arteve
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.