
Java Kulturore Gjermane – “From Bach to Blues” te TKOB
From Bach to Blues”- Një mbrëmje ku muzika nuk njeh kufij!
Violinistja e mirënjohur gjermane, Caroline Adomeit, vjen në TKOBAP së bashku me pianisten shqiptare Fatma Spahiu, për t’ju dhuruar një recital, i cili na shpie në një udhëtim nga tingujt e pavdekshëm të Johann Sebastian Bach, tek ngjyrimet impresioniste të Ravel, arranxhime të vetë artistes Adomeit, vepra të Kosturit si edhe pjesë shqiptare për violinë.
Nga Bach deri tek Blues, një udhëtim mes virtuozitetit, energjisë dhe emocioneve të forta! ✨
📚 🎻Në kuadër të vizitës së saj në Tiranë, Caroline Adomeit do të zhvillojë edhe një masterclass për studentët e violinës në bashkëpunim me Universitetin e Arteve.
🎶 Ky koncert vjen në kuadër të Javës së Kulturës Gjermane 2025 dhe edicionit të 13-të të festivalit “Violinistic Greetings”.
Hyrja e lirë!
