Java Kulturore Gjermane – Ligjëratë nga Stephan Kaluza “Mekanizma të dëshirës krijuese”

Të dashur studentë e kolegë!

Jeni të ftuar në kuadër të Javës Kulturore Gjermane në një Ligjëratë ekskluzive nga Stephan Kaluza të titulluar: “Mekanizma të dëshirës krijuese”, datë 06.10.2025, ora 11:00, në Lektoriumin e Fakultetit të Arteve të Bukura të Universitetit të Arteve, Tiranë

Çfarë sfondi teorik e filozofik e përcakton artin bashkëkohor?
Si ndërthuren përmbajtja dhe ekonomia në procesin e krijimit të kuptimeve dhe vlerave?

🔴 Pika e kuqe që shënohet te një pikturë të shitur shpesh konsiderohet ëndrra e çdo artisti. Por si arrihet aty? Vëmendja nuk do të përqendrohet vetëm te produktet e gatshme të tregut të artit, por edhe te mekanizmat e krijimtarisë të një tregu global që shtrihet nga Baseli në Londër e deri në Nju Jork; dhe jo më pak, te pyetja se si veprojnë artistët brenda këtij tregu.

Në ligjëratën e tij të pasuar nga një intervistë, artisti gjerman Stephan Kaluza , artist nga Düsseldorfi me mbi 30 vite përvojë në tregun e artit, do të hedhë dritë mbi këto pyetje dhe do të ndajë përvojën e tij si artist pjesë e koleksioneve dhe muzeve të njohura.

Gjuha e aktivitetit: Gjermanisht, me përkthim në shqip

Aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit

Jeni të mirëpritur!

Date

06/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Time

11:00

Location

Universiteti i Arteve
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.