
Java Kulturore Hungareze – Grand Gala “A true taste of Hungary”
Një Grand Gala ku kultura hungareze merr jetë!
Ky event ofron një përvojë të plotë dhe të shumëanshme të kulturës hungareze, duke sjellë së bashku modën, artin, muzikën dhe gastronominë në një natë të vetme. Janë të shumtë të ftuarit specialë.
Adry Couture do të prezantojë koleksionet e saj elegante dhe moderne, të frymëzuara nga tradita.👗
🧑🏻🍳Gastronomia do të jetë një tjetër yll i mbrëmjes. Chef Béla Prohászka, një nga kuzhinierët më të njohur hungarezë dhe Chef Balázs Mucsi, do të ofrojnë shije autentike dhe inovative të Hungarisë, duke kombinuar mjeshtëri tradicionale me kreativitet modern.
Éva Sztakó Istvánné Kovács Dr, artiste e njohur nga Kalocsa, do të pasurojë mbrëmjen me vizatime, qepje dhe piktura murale tradicionale, duke sjellë ngjyra dhe motive folklorike.🎨🪡
Muzika live e Flaska Banda, ambasadorë kulturorë të muzikës folklorike hungareze në mbarë botën, do të krijojë një atmosferë energjike dhe festive me tingujt e muzikës popullore hungareze dhe ritmet e “dance house”, duke bërë që publiku të përjetoje kulturën përmes çdo ndjesie.🎼
Ky event është një mundësi unike për të eksploruar dhe përjetuar dimensione të ndryshme të kulturës hungareze – një bashkim i artit, modës, muzikës dhe shijeve, në një përvojë gjithëpërfshirëse që do të mbetet e paharrueshme për të gjithë pjesëmarrësit.
❗Menuja është planifikuar për 100 persona.
Për regjistrim dhe më shumë informacion, ju lutemi dërgoni email në: Mission.tia@mfa.gov.hu.
