Java Kulturore Kombëtare – “Firmëtarë të mohuar e të persekutuar” te Muzeu “Shtëpia me Gjethe” Tiranë
Firmëtarë të Mohuar e të Persekutuar
Më 28 nëntor 1912, 40 firmëtarë hodhën themelet e shtetit të pavarur shqiptar. Vite më vonë, disa prej tyre do të përballeshin me përndjekjen, burgosjen, ekzekutimin dhe mohimin e kontributit të tyre nga regjimi komunist.
Në kuadër të festave të Pavarësisë, Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” sjell një ekspozitë kushtuar 12 prej këtyre firmëtarëve, duke rikthyer në kujtesën kolektive historitë, kontributin dhe fatin e tyre.
Një homazh për ata që firmosën lirinë e Shqipërisë, por që më pas u privuan nga liria, dinjiteti dhe vendi që meritonin në historinë e saj.
📅 26 nëntor 2026
🕛 Ora 12:00
📍 Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”
Ju ftojmë të zbulojmë së bashku një tjetër dimension të historisë sonë kombëtare.