Java Kulturore Kombëtare – Koncert nga grupi vokal “Zanat” te Teatri i Operas dhe Baletit
🧚🏼♀️✨Grupi vokal “Zanat” vjen në Tempullin Shqiptar të Artit, në kuadër të Javës Kulturore Kombëtare, duke sjellë një mbrëmje ku harmonia, finesa dhe fuqia e zërit femëror bashkohen në një përvojë të veçantë muzikore.
🪄Me një program të kuruar me delikatesë, pesë zëra të jashtëzakonshëm ndërthuren në një tingull të vetëm:
• Elonë Sadiku – soprano
• Elida Kryeziu – soprano
• Diellza Sylejmani – mezzosoprano
• Albana Piperku – alto
• Arstina Kelmendi – alto
Të shoqëruara mjeshtërisht nga Pranvera Hoxha në piano dhe Patris Berisha në perkusion, ato sjellin një koncert që premton një udhëtim muzikor të mbushur me elegancë dhe emocion.
✨ Hyrja është e lirë andaj mos mungoni!