Java Kulturore Spanjolle – Filmi “Një shtëpi në flakë” (Casa en flames)

Një fundjavë familjare, pritshmëri të mëdha dhe një dëshirë e fortë për ta bërë gjithçka perfekte… por deri ku mund të shkojë dikush për të realizuar ëndrrën e tij?

Ju ftojmë të ndiqni filmin spanjoll “Një shtëpi në flakë” (Casa en flames), me regji të Dani de la Orden.

Filmi rrëfen historinë e Montses, e cila mezi pret të kalojë një fundjavë me gjithë familjen në shtëpinë e saj në Cadaqués, në Costa Brava. E divorcuar prej kohësh, me ish-bashkëshortin që ka nisur një jetë të re dhe fëmijët tashmë të rritur e të përqendruar në jetën e tyre, Montse është e vendosur që asgjë të mos ia prishë këtë moment të shumëpritur. Për të, kjo fundjavë duhet të jetë ideale, edhe nëse për ta realizuar këtë ëndërr duhet të shkojë deri në ekstrem!

🏆 Filmi është vlerësuar me çmime të rëndësishme të kinematografisë spanjolle, përfshirë Çmimin Goya 2024 për Skenarin më të Mirë Origjinal, Çmimin e Publikut Forqué dhe disa çmime Feroz, si dhe ka marrë nominime në edicionet e çmimeve Gaudí dhe Platino.

📅 11 nëntor 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Kinema “Agimi”, Tiranë
🎟️ Hyrja e lirë!
__________

A family weekend, high expectations and a strong desire to make everything perfect… but how far can someone go to make their dream come true?

We invite you to enjoy the Spanish film “A House on Fire” (Casa en flames), directed by Dani de la Orden.

The film tells the story of Montse, who can hardly wait to spend a weekend with her entire family at her house in Cadaqués, on the Costa Brava. Long divorced, with her ex-husband having moved on with a new partner and her children now grown up and focused on their own lives, Montse is determined not to let anything ruin this long-awaited moment. For her, this weekend must be perfect, even if making that dream come true means going to extremes!

🏆 The film has received several prestigious awards in Spanish cinema, including the 2024 Goya Award for Best Original Screenplay, the Forqué Audience Award and several Feroz Awards, as well as nominations at the Gaudí and Platino Awards.

📅 11 November 2026
🕕 18:00
📍 “Agimi” Cinema, Tirana
🎟️ Free admission!

Date

11/11/2026
Kategorite

Location

Qendra e Artit "Agimi"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.