Java Kulturore Spanjolle – Prezantimi i librit në shqip “Anatomia e një çasti” te libraria Babel

Një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore spanjolle vjen për herë të parë në shqip!

Libri “Anatomia e një çasti” (Anatomía de un instante) i autorit të njohur Javier Cercas, përkthyer mjeshtërisht nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu dhe botuar nga Shtëpia Botuese Dudaj, sjell për lexuesin shqiptar një rrëfim të jashtëzakonshëm që ndërthur historinë, politikën dhe introspeksionin personal.

Duke u ndalur në ngjarjet e 23 shkurtit 1981 — ditën e grushtit të dështuar të shtetit në Spanjë — Cercas rikthen në vëmendje një moment kyç në tranzicionin demokratik të vendit, duke e kthyer atë në një metaforë universale për guximin, pushtetin dhe përgjegjësinë.

Një libër që flet për një çast historik, por që na fton të reflektojmë mbi vetë natyrën e demokracisë dhe kujtesës. 📖

Bisedojnë: Bashkim Shehu, Preç Zogaj dhe Artan Puto. Me moderimin e Arlinda Dudaj.

Hyrja e lirë!

Date

03/11/2025

Time

12:00

Çmimi

Hyrje e lirë

Location

Librari Babel
Rruga Papa Gjon Pali 2, Tirana, Albania 1001
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.