Java Kulturore Zviceriane – Teatri “Duke pritur djalin” nga Anila Balla & Lorin Terezi

Pas një debati të fortë, djali largohet nga shtëpia. Prindërit mbeten vetëm, në pritje që ai të kthehet. Nëna, e mësuar tashmë të dialogojë me Inteligjencën Artificiale, e përdor atë si mjet për të përballuar ankthin dhe boshllëkun. Gjatë një nate pa gjumë, edhe babai, një burrë i ndershëm dhe racional, përfshihet në këtë dialog të pazakontë.

Teksa presin rikthimin e djalit, bisedat me IA-në nxjerrin në pah përplasjen mes emocionales dhe racionales, mes një brezi të vjetër dhe një mënyre të re për të kërkuar të vërtetën. Drama shndërrohet gradualisht në një komedi të butë, ku absurdi lind nga përpjekja e sinqertë e dy prindërve për të kuptuar djalin e tyre dhe veten, përmes një teknologjie që nuk u përket plotësisht.

🖊 Teksti: Lorin Terezi
🎭 Regjia: Anila Balla
👥 Në role: Merita Smaja, Astrit Fani, Marsel Paplekaj

📅 2–3 shkurt
⏰ Ora 18:00
📍 Teatri “Migjeni”, Shkodër

Mbështetur nga Fondi Kulturor Zvicerian, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).

Date

03/02/2026

Location

Teatri Migjeni Shkoder

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.