“Jazz, Gështenja & Shkëmbim Rrobash” te “Tek Bunkeri” Tiranë

Jazz, Gështenja & Shkëmbim Rrobash
Një mbledhje e ngrohtë mes miqsh, muzikë jazz dhe aromë vjeshte

🗓 Data: 19.11.2025
📍 Vendi: Tek Bunkeri
🕒 Ora: 18:00
💬 Rreth aktivitetit

Eja të kalojmë një pasdite të qetë e të këndshme bashkë!
Do kemi geshtenja të pjekura, muzikë jazz për atmosferë të ngrohtë dhe plot mundësi për t’u njohur me njerëz të rinj.
Një mbledhje për kënaqësi, për t’u çlodhur dhe për të kaluar mirë mes aromës së geshtenjeve dhe tingujve të muzikës.

👗 Shkëmbim Rrobash
Sill disa rroba që nuk i përdor më, mund të jenë në gjendje të mirë, por që thjesht s’janë më “ti”. Mund t’i shkëmbejmë me njëri-tjetrin dhe ndoshta gjejmë diçka që na pëlqen.
Rrobat që mbeten pa u marrë, do t’i dhurojmë për bamirësi.
Një mënyrë e thjeshtë për të bërë mirë dhe për të shmangur hedhjen e panevojshme.

🌰 Gështenjat
Për të siguruar që askujt të mos i mungojë porcion i ngrohtë gështenjash, ju lutemi rezervoni paraprakisht duke na shkruar në inbox.
Kështu dimë sa të përgatisim dhe askush s’mbetet pa to! 😋

🎷 Çfarë do të ketë:
• Geshtenja të pjekura dhe pije të ngrohta
• Muzikë jazz për atmosferë të këndshme
• Shkëmbim rrobash dhe shumë buzëqeshje
• Një vend ku njerëzit mblidhen, flasin, qeshin dhe kalojnë bukur

✨ Si të marrësh pjesë:
Mjafton të sjellësh:
1. Disa rroba që nuk i përdor më
2. Dëshirën për të kaluar mirë
3. Humor të mirë dhe ndoshta një mik me vete 😊
4. Dhe mos harro, rezervo geshtenjat e tua!

Date

19/11/2025

Time

18:00

Location

"Tek Bunkeri", Tirana

Organizer

"Tek Bunkeri", Tiranë
QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.