Jehonat e kujtesës – Filmi “Këtu ka dragoj” te Muzeu “Shtëpia me gjethe” Tiranë
JEHONAT E KUJTESËS ngre siparin më 3 korrik, ora 20:00, në Muzeun “Shtëpia me Gjethe”, me shfaqjen e KËTU KA DRAGOJ (Here Be Dragons, 2013), një ese filmike nga Mark Cousins.
🎬Duke ndërthurur vëzhgimet e tij personale me arkitekturën dhe trashëgiminë filmike shqiptare, Cousins reflekton mbi diktaturën dhe mënyrat se si kinemaja formëson kujtesën individuale dhe atë kolektive.
🎤Pas shfaqjes do të zhvillohet një bisedë me bashkëskenaristin Thomas Logoreci dhe producenten Iris Elezi.
👉🏻”Jehonat e Kujtesës” është një program artistik dhe kulturor që do të vijojë përgjatë muajve të verës me shfaqje filmash, netë poetike, performanca artistike dhe workshope, duke aktivizuar muzeun si një hapësirë për reflektim dhe dialog.