Jehonat e Kujtesës – Filmi “Portreti i pambaruar” te Muzeu “Shtëpia me Gjethe” Tiranë
Muzeu Kombëtar i Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe” ju fton në një mbrëmje të veçantë!
📽️Nesër më datë 28 korrik, ora 20:00, do të shfaqet filmi artistik “Portreti i Pambaruar”, me regji nga Namik Ajazi.
Një histori e bazuar në ngjarje të vërteta, që sjell në ekran një dashuri të pamundur mes një djali shqiptar dhe vajzës së ambasadorit italian në Shqipëri.❤️🩹
Pas shfaqjes do të zhvillohet një bashkëbisedim me regjisorin, duke krijuar një hapësirë për të reflektuar mbi historinë, kujtesën dhe jehonat e së shkuarës.
📅 28 korrik
🕗 Ora 20:00
📍 Muzeu “Shtëpia me Gjethe”
🎟️ Hyrja e lirë.
Ky aktivitet organizohet nga Muzeu “Shtëpia me Gjethe” në kuadër të programit “Jehonat e Kujtesës”, me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer.