Kalendari i Festave Tradicionale në Fshatra, Përmet
Gushti, thuajse në të gjitha fshatrat e Qarkut të Gjirokastrës, krijon një tjetër energji njerëzore me festat që komunitetet organizojnë si një traditë që përcillet nga një brez në tjetrin, për t’u takuar, për të treguar jetën, për t’u njohur dhe për të trokitur gotat mes muzikës së jashtëzakonshme e valleve elegante të zonës.
Datat njoftohen me kohë për t’u dhënë mundësi edhe bashkatdhetarëve në Diasporë të organizojnë pushimet në ato data, se ndonëse kanë zgjedhur të punojnë e jetojnë në vende të tjera, zemra është te rrënjët❤️
🔥Duke ju kujtuar gjithashtu Festën e Gjysheve këtë fundjavë në Përmet 7-8-9 GUSHT👵🏻🧓🏻🫶🏻
👉🏻ja dhe datat e festave të fshatrave përmetarë📍 që ju ftojnë me shumë dashuri të zbuloni thesarin më të rëndësishëm përmetar:
Njerëzit e këtij universi të pashoq që mua më kanë dhënë disa nga mësimet më të vyera të punës e të emancipimit🙏🏻