
Klasikët në COD – Roald Dahl
COD në bashkëpunim me Qendrën Kulturore të Fëmijëve ju fton në një udhëtim të veçantë mes librave dhe imagjinatës.
Më 11 shtator, ora 15:00, në Bibliotekën e Kryeministrisë, festojmë ditëlindjen e autorit të madh Roald Dahl, 🎂🖋️ mjeshtri i tregimeve që kanë prekur zemrat e miliona lexuesve në mbarë botën 🌍💫.
🎭 I ftuar, aktori Ermir Hoxhaj, i cili do të intepretojë për fëmijët fragmente nga libri i mrekullueshëm “Gjiganti i madh i mirë”, një histori për miqësinë, ëndrrat dhe forcën e imagjinatës 🌟👦👴.
🤍 Sepse leximi nuk është thjesht ca fjalë mbi letër, por një përjetim që na bashkon, na frymëzon dhe na rrit.
Ejani të ndajmë së bashku këtë ndjenjë të bukur! ✨📖
