
Klubi “Dua Libri” – “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera
📚 Takimi i radhës i Dua Libri – “Lehtësia e padurueshme e qenies” nga Milan Kundera ✨
Më 24 Qershor, ora 18:30, në Qendrën DUA, do të diskutojmë një nga romanet më filozofik të shekullit të 20-të — kryevepra e Milan Kundera.
Një rrëfim mbi dashurinë, tradhëtinë, identitetin dhe rolin e rastësisë në jetët tona. Kundera na sfidon të reflektojmë mbi peshën e zgjedhjeve dhe lehtësinë me të cilën herë i jetojmë, herë i shmangim ato. Një roman që ndërthur historinë me filozofinë, politikën me intimitetin, dhe ekzistencën me absurditetin.
Një mbrëmje mes librash, reflektimi dhe bisedash të vlefshme. 📖✨ Ju mirëpresim!
📍 Qendra DUA – Rr. Naim Frashëri 62, Tiranë
