
Klubi i Librit “Dua” – Libri “Shënime nga Bodrumi” nga Fjodor Dostojevskit
Takimi për të diskutuar “ *Shënime nga Bodrumi* “ të Fjodor Dostojevskit do të mbahet më 26 Nëntor, ora 18:30 në ambientet e Qendrës DUA.
*Rreth librit:* “Shënime nga Bodrumi” (i njohur edhe si “Jetë në Vetmi” ose “Kujtime nga Nëntoka”) është një roman i shkurtër filozofik dhe psikologjik, ku Dostojevski na prezanton me një narrator të izoluar dhe të pakënaqur që jeton në një botë të mbushur me vetmi, revoltë dhe reflektim të thellë mbi natyrën njerëzore. Me një stil introspektiv, libri eksploron konfliktet e brendshme të njeriut, përpjekjet për liri dhe pasigurinë që vjen nga vetëdija e skajshme.
Ky është një libër që i fton lexuesit të shohin nga afër kontradiktat e ndërlikuara që përbëjnë natyrën njerëzore dhe sfidat ekzistenciale që hasen brenda çdo individi.
Një pasdite mes miqsh & librave 📚. Ju mirëpresim!
