Klubi i Librit Korçë
📚 BOOK TALK KORÇA – Book Club i parë në qytet për të rinjtë!
A të pëlqen të lexosh? Apo thjesht do një arsye të mirë për të filluar? 👀
Atëherë Book Talk Korça është vendi i duhur për ty!
Book Talk Korça është një klub libri i nisur nga @albaasabella , një vajzë që dëshiron të japë kontribut për të rinjtë në qytet. Një hapësirë ku mblidhemi për të diskutuar libra, për të ndarë ide dhe për të zbuluar histori që mund të ndryshojnë mënyrën si e shohim botën. Nuk ka rëndësi nëse je lexues i rregullt apo sapo po fillon, mjafton kurioziteti dhe dëshira për biseda të mira.
Çfarë do të bëjmë në Book Talk?
📖 Diskutojmë libra interesantë
💬 Ndajmë mendime dhe perspektiva të ndryshme
🤝 Njohim njerëz të rinj që duan librat po aq sa ti
☕ Kalojmë kohë të mirë me biseda që të bëjnë të mendosh
Ky book club organizohet në bashkëpunim me Bibliotekën Publike “Thimi Mitko”, të cilën e falënderojmë për mbështetjen dhe bashkëpunimin në nxitjen e leximit tek të rinjtë.
Nëse beson që librat nuk janë vetëm për t’u lexuar, por edhe për t’u diskutuar, atëherë hajde bëhu pjesë e klubit më të ri!
📍 Qendra Rinore Korçë
📚 Sepse librat bëhen edhe më të mirë kur diskutohen bashkë.