“Koleksioni i Biblave” te “Biblioteka Kombëtare” Tiranë

📌EKSPOZITA MË E BUKUR E VITIT ERDHI!🤩

🙌🏻Në vijim të ciklit të ekspozitave që zbulojnë thesaret e fshehura të fondit të📍Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, hapet për publikun “Koleksioni i Biblave”, një udhëtim i rrallë në botën e librave të shenjtë dhe dorëshkrimeve që kanë shënuar shekuj kulture📚.

📖 Ekspozita sjell për herë të parë pranë publikut një numër mbresëlënës Biblash të rralla, 🗣️mbi 100 të tilla, të shtypura në Itali🇮🇹, Francë🇫🇷, Gjermani🇩🇪, Hollandë🇳🇱, Greqi🇬🇷 e më gjerë, nga mesi i shekullit XV deri në shekullin XIX, së bashku me dorëshkrime me pjesë të Shkrimeve të Shenjta✝️☦️.

✍🏻Nga përkthimet e Bibës qysh nga Buzuku, Budi e Bogdani, mandej rilimdasve dhe figurave të mëdha si Kristoforidhi, Qiriazi, Fan Noli e Dom Simon Filipaj, deri tek përpjekjet e Shoqërisë Biblike Angleze në shekullin XIX, kjo ekspozitë ndërthur historinë, kulturën dhe trashëgiminë tonë të shkruar📝

📌Ekspozita do të qëndrojë e hapur çdo ditë🫣

🗓️19 nëntor 2025 – 19 dhjetor 2025

🕰️ 09:00-20:00

Ju mirëpresim!

Date

19/11/2025 - 19/12/2025

Time

09:00 - 20:00

Location

Biblioteka Kombetare

Kategorite

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.