Koncert artistik kushtuar 82-vjetorit të Çlirimit të Vlorës “Vlora, zemra ime”
🇦🇱 “VLORA, ZEMRA IME” 🇦🇱
📅 15 tetor
🕚 Ora 11:00
📍 Sheshi i Flamurit, Vlorë
🎶 Koncert artistik kushtuar 82-vjetorit të Çlirimit të Vlorës
Me rastin e 82-vjetorit të Çlirimit të Vlorës, Teatri “Petro Marko”, me mbështetjen e Bashkisë Vlorë, ju fton në koncertin artistik “Vlora, zemra ime”, një homazh plot emocion për qytetin e Pavarësisë, historinë e tij dhe njerëzit që e kanë bërë Vlorën simbol të lirisë dhe krenarisë kombëtare.
Në këtë ditë të veçantë, në skenën e festës do të ngjiten artistët e Teatrit “Petro Marko”, këngëtarë, aktorë dhe artistë dhe grupe koreografike , këngës labe të ftuar, të shoqëruar nga formacioni orkestral, për të sjellë një program të pasur me muzikë, këngë, valle interpretim dhe emocione të bukura artistike.
❤️ Vlora nuk është vetëm një qytet. Është histori, është krenari, është këngë dhe dashuri që rreh në zemrën e çdo shqiptari!
📅 15 tetor
🕚 Ora 11:00
📍 Sheshi i Flamurit, Vlorë
Ejani ta festojmë së bashku këtë ditë të shënuar, nën tingujt e muzikës dhe emocionet e artit!
“VLORA, ZEMRA IME” – një festë për qytetin, një homazh për historinë, një këngë për lirinë! 🇦🇱
Organizator: Teatri “Petro Marko” Vlorë
Me mbështetjen e Bashkisë Vlorë