Koncert festiv Elbasan
Nga 9 deri më 15 mars, ELBASANI kthehet në një festë të madhe, ku tradita, gëzimi dhe atmosfera e Ditës së Verës ndihen në çdo rrugë, në çdo shesh dhe në çdo buzëqeshje.
Një javë plot me traditë, muzikë, shije, panaire, karnavale, koncerte dhe një atmosferë të jashtëzakonshme, që festohet si askund tjetër.
Janë ditë kur qyteti vishet me ngjyra, mbushet me jetë dhe kur të gjithë bëhemi pjesë e një feste që ka lindur këtu dhe që prej shekujsh bashkon njerëzit për të mirëpritur pranverën.
🌼 Ju mirëpresim ta festojmë së bashku pranverën në qytetin e Ditës së Verës, vetëm në ELBASAN! ❤️