Koncert Instrumental-Simfonik nga Rafael Aguirre & Orkestra Simfonike e TKOBAP te Teatri i Operas dhe Baletit

✨Një mbrëmje ku muzika bëhet urë lidhëse mes kulturave.🇦🇱🤝🇪🇸

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës, ju fton në një koncert instrumental-simfonik që feston miqësinë shqiptaro-spanjolle përmes tingujve të paharrueshëm spanjollë dhe shqiptarë.

✨Rafael Aguirre, kitaristi spanjoll me famë botërore, do të interpretojë “Concierto de Aranjuez”, një nga kryeveprat më të njohura për kitarë.

Në skenën e TKOBAP-së do të ngjitet kitaristi i njohur ndërkombëtarisht Rafael Aguirre, i shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin e maestro Sergio Alapont. Një program i pasur që ndërthur kryevepra të muzikës spanjolle dhe ndërkombëtare, duke sjellë emocione, virtuozitet dhe elegancë në çdo notë.

Nga “Concierto de Aranjuez” te “Capriccio espagnol” dhe deri te “Poemë për violinë” e Tish Daisë, me solist spallën e Orkestrës së TKOBAP-së, Gëzim Bulçari, kjo mbrëmje premton një udhëtim muzikor të veçantë.

Mos mungoni më 18 Prill, ora 19:00.

Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30

Ju mirëpresim!

Date

18/04/2026

Location

Teatri i Operas dhe Baletit

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.