Koncert “Luftë a tifo” me Shpëtim Selmanin & Alban Nimanin te “Tulla Culture” Tiranë
Në kuadër të aktiviteteve kulturore të kësaj jave, e kemi kënaqësinë ta kemi në Tulla – Culture Center një nga shkrimtarët dhe performuesit më premtues nga Kosova, Shpëtim Selmanin.
13.03.2026 | 19:00
SHPËTIM SELMANI
ALBAN NIMANI
LUFTË A TIFO
Hyrja e lirë.
20:00
Askush nuk e meriton zemërimin tim
Promovimi i librit – Bisedë e hapur /
Shpëtim Selmani është poet, shkrimtar dhe performer nga Kosova, i njohur për stilin e tij të drejtpërdrejtë, ironik dhe kritik ndaj realitetit social e politik. Ai është autor i disa librave me poezi dhe prozë, ndërsa performancat e tij ndërthurin letërsinë me muzikën dhe teatrin, duke krijuar një formë unike të shprehjes artistike në skenën bashkëkohore shqiptare.
“Askush nuk e meriton zemërimin tim” është një rrëfim që pasqyron ballafaqimin me botën, arrogancën dhe nevojën apo impulsin e çuditshëm për t’u tallur me një realitet që shpesh na përbuz.
21:30
Luftë a tifo
Koncert
“Luftë a tifo” është një performancë poetiko-muzikore që përdor ironinë për ta goditur realitetin e përditshëm, duke synuar një lloj shpërthimi emocional (katarsis) te publiku — një formë proteste kundër “ambientit të kontaminuar” social e politik.