
Koncert nga Fakulteti i Muzikës UART te Pallati i Kultures, Lezhë
Fakulteti i Muzikës UART organizon nje Koncert me studentë të degës mesimore Flaut në bashkëpunim me shkollën” Besëlidhja” në qytetin e bukur Lezhë. Ky koncert ideuar nga pedagogia Rozana Kuka, zhvillohet ne kuadrin e turit të aktiviteteve artistike që FM zhvillon në bashkëpunim me shkollat e e muzikës në vend me qëllim promovimin e instrumentave muzikorë tek të rinjte dhe nxitjen e tyre për të perqafuar rrugën e bukur te studimeve artistike. Ju mirëpresim datë 30 Prill, ora 17.00, Pallati i Kultures, Lezhe !
