Koncert nga Grupi “Burn” në Tiranë
Koncerti ynë i parë recital … po vjen.
“Përtej muzikës, aty ku tingujt rrëfejnë histori” vjen më 3/4 nëntor në Universitetin e Arteve.
23 vite histori, kujtime dhe emocione, të treguara përmes muzikës. Mezi presim t’i rijetojmë e t’i ndajmë me ju në dy net shumë të veçanta për ne.
Informacioni për biletat në Kookooli.com dhe detaje të tjera vijnë së shpejti.