Koncert nga Olen Cesari në Tiranë
I lumtur dhe i nderuar t’ju prezantoj koncertin tim të fundit në Pallatin e Kongreseve, Tiranë.
Për ta realizuar këtë ëndërr kam marrë me vete Orkestrën e RTSH-së dhe gjithë ata miq e artistë me A të madhe si Dren Abazi, Enrico Giaretta, Lavinia Mancusi, Carlos Paz, Ansamblin Folklorik Shqiptar, Roland Çenko dhe shumë surpriza të tjera.
Ju pres zemërhapur në këto 3 net për të krijuar kujtime të paharrueshme.