Koncert nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në Tiranë
Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura ju fton të merrni pjesë në një mbrëmje të veçantë koncertore që do të zhvillohet më 18 qershor, në Sallën “Ferdinand Deda” të Radio Televizionit Shqiptar, nën dirigjimin e maestro Jean-Michel Ferran.
Në këtë koncert do të interpretohet “Sinfonia Concertante” e Max Bruch, me pjesëmarrjen e dy solistëve të Orkestrës Simfonike të Forcave të Armatosura:
Anxhelo Xhaja – violë
Igli Zeqiri – klarinetë
Programi do të vijojë me Simfoninë Nr. 35 “Haffner” të Wolfgang Amadeus Mozart, një prej veprave më të njohura të repertorit simfonik klasik, si dhe me një krijim të veçantë të kompozitorit spanjoll Joaquín Turina.