Koncert nga Orkestra Simfonike RTSh
Një mbrëmje e veçantë me kryevepra të repertorit botëror dhe krijimtari shqiptare me Orkestrën Simfonike të RTSH-së.
🗓Më 12 Qershor, ⏰️ora 20:00, 📍në Hollin “Gjon Simoni” të RTSH-së, publiku do të ketë mundësinë të shijojë uverturën e operës “Così fan tutte” dhe Simfoninë nr. 40 të Mozartit, si dhe Variazioni di Bravura të Paganinit me solist kontrabasistin Arben Basha.
🎼Në program vjen gjithashtu premiera absolute e poemës simfonike të kompozitorit Endrit Shani, nën dirigjimin e Olsi Qinamit.
🎶Ju mirëpresim për një mbrëmje plot emocion, virtuozitet dhe tinguj simfonikë. 🎶
📅 12 Qershor 2026
🕗 Ora 20:00
📍 Holli “Gjon Simoni”, RTSH
🎫Hyrja e lirë.