
Koncert nga Robert Bisha në Vlorë
𝐑𝐨𝐛𝐞𝐫𝐭 𝐁𝐢𝐬𝐡𝐚, pianist, improvizues, kompozitor, poliinstrumentist.
Figurë ekletike në peisazhin muzikor shqiptar dhe ndërkombëtar, përcjell me virtuozitet një vision të veçantë i të bërit muzikë, i pasur në përvojë dhe poezi.
Në daten 19 Gusht sjell, në skenën e Teatrit Petro Marko, Vlorë, një koncert unik duke eksploruar dhe vendosur ne qender artin e improvizimit.
Zgjedhja e një blues-i të lashtë Mesdhetar, ritmet shqiptare, ballkanike, nordike dhe të Lindjes së Mesme, harmonitë që rrjedhin nga lashtësia e muzikës tradicionale evropiane bashkëjetojnë në një dimension universal.
📅 𝐃𝐭. 𝟏𝟗 𝐆𝐮𝐬𝐡𝐭
🕒 𝐇 𝟏𝟗:𝟑𝟎
📍 𝐓𝐞𝐚𝐭𝐫𝐢 𝐏𝐞𝐭𝐫𝐨 𝐌𝐚𝐫𝐤𝐨 | 𝐕𝐥𝐨𝐫ë
Ju presim!
Në bashkëpunim me @maremeumfestival
