Koncert nga Tedi Papavrami & Helene Mercier në Tiranë
Një mbrëmje e jashtëzakonshme muzikore me dy artistë të mëdhenj të skenës ndërkombëtare!
Një nga figurat më të shquara të panoramës muzikore shqiptare dhe një ambasador i denjë i artit shqiptar në skenat botërore, violinisti Tedi Papavrami, së bashku me pianisten e mirënjohur Hélène Mercier, vijnë në një koncert që sjell elegancën dhe fuqinë shprehëse të muzikës franceze.
Programi, me një peshë dhe intensitet të lartë muzikor, do të përfshijë vepra të kompozitorëve të shquar botërorë Claude Debussy, Maurice Ravel, César Franck dhe Pablo de Sarasate.
27 tetor
Ora 20:00
Një takim i veçantë me virtuozitetin, emocionin dhe magjinë e muzikës!
Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–19:30.
Mos e humbisni!✨
Date
- 27/10/2026
Location
- Teatri i Operas dhe Baletit