
Koncert nga violinisti Giuseppe Gibboni në TKOB
✨Giuseppe Gibboni, një nga violinistët më të spikatur të panoramës ndërkombëtare muzikore, fitues i çmimit Paganini, vjen në skenën e TKOBAP-së më 9 tetor ora 20:00.
✨Pas dy koncerteve të tij me Orkestrën Filarmonike të Teatrit La Scala, Milano, ai sjell virtuozitetin e tij në Shqipëri me Koncertin për violinë nr. 2 të Paganinit, nën shoqërimin e Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së në bashkëpunim me OSFA-në, të drejtuar nga dirigjenti fort i dashur për publikun Sergio Alapont.
🎶Me një program premierë që përfshin:
• Rimskij-Korsakov – Ouverture, op. 28
• Paganini – Koncerti për violinë nr. 2 në si minor, op. 7
(solist: Giuseppe Gibboni)
• Rachmaninov / Respighi – Cinq Études-tableaux, P 160
• Stravinskij – Suite nga L’Uccello di fuoco (The Firebird)
Një natë ku Tirana shndërrohet në kryeqytetin e artit botëror!🎼
Për rezervime kontaktoni: +355698703233
🎟️ Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00-14:00 dhe 16:00-20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00-14:00 dhe 16:00-19:30.
Ju mirëpresim!
