Koncert – Nostalgji “Muzika e Filmave Shqiptarë”
Koncert – Nostalgji 🎼
Një mbrëmje e mbushur me emocione, kujtime dhe tinguj që kanë lënë gjurmë në kohë.
Për herë të parë, Orkestra e Harqeve dhe Orkestra Frymore 🎶 bëhen bashkë për t’i dhuruar publikut një koncert të veçantë, ku muzika bëhet urë mes brezave dhe rikthen në jetë emocionet e së kaluarës.
Dy orkestrat do të interpretojnë kolonat më të dashura zanore të filmave shqiptarë 🎞️, si edhe melodi të njohura që kanë shoqëruar kujtesën tonë kolektive ndër vite.
🗓️ 21 Qershor
🕖 Ora 20:00
📍 Amfiteatri Antik, Durrës
ℹ️ Hyrja e lirë
Ju mirëpresim të ndajmë së bashku këtë mbrëmje të paharrueshme muzikore.