Koncert “Rame Lahaj & Friends” në Shkodër
Shkodra mirëpret tenorin me famë botërore Rame Lahaj
Më 20 qershor, ora 20:00, Sheshi Qendror i Shirokës do të shndërrohet në një skenë të veçantë artistike me koncertin “Rame Lahaj & Friends në Shkodër”.
Së bashku me tenorin e njohur ndërkombëtarisht Rame Lahaj, në këtë mbrëmje do të performojnë sopranoja Nino Machaidze dhe basi Dario Russo, të shoqëruar nga Orkestra Simfonike e Shkodrës nën dirigjimin e Elda Laros.
Një ngjarje e jashtëzakonshme kulturore që sjell në Shkodër emra të mëdhenj të skenës operistike botërore dhe i ofron publikut një mbrëmje të paharrueshme muzikore pranë liqenit.
🎶 20 Qershor 2026 | Ora 20:00
📍 Sheshi Qendror, Shirokë