Koncert recital “Kohë të çrregullta” nga Ekland Hasa te TKOB

Një mbrëmje ku muzika sfidon kohën…✨

Teatri Kombëtar i Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor ju fton në koncertin recital
“Kohë të Çrregullta”, një udhëtim muzikor mes stileve, epokave dhe emocioneve.

✨Në piano, Ekland Hasa, sjell një interpretim të ndjerë dhe virtuoz, i shoqëruar nga
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së, nën dirigjimin e Suzana Turku.

Një program që ndërthur klasikën me modernen, me vepra nga Bach, Berio, Fazıl Say, Stravinsky, Khachaturian, Kapustin dhe të tjerë…
një dialog i gjallë mes traditës dhe bashkëkohores.✨

Ju mirëpresim në Tempullin Shqiptar të Artit për një mbrëmje që nuk i përket vetëm kohës, por ndjesisë.

Për rezervime kontaktoni në:
+355 69 870 3233

🎟️ Biletat mund t’i gjeni pranë biletarisë së TKOBAP-së, nga e hëna në të diel, sipas orarit:
• 10:00–14:00 dhe 16:00–20:00
• Ditën e shfaqjes: 10:00–14:00 dhe 16:00–18:30

Ju mirëpresim!

Date

14/04/2026
Kategorite

Location

Holli i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë

QR Code

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.